LSDM – BESA do të jetë risia e vetme në këto zgjedhje, ja kush e thotë (VIDEO)


A do të formojnë partitë politike koalicione para zgjedhjeve ose pas tyre, siç ka qenë praktika e deritanishme, për momentin nga shtabet partiake nuk zbulojnë. Analisti politik Petar Arsovski, për Tv Klan Maqedoni deklaron se koalicioni i mundshëm para zgjedhjeve në mes LSDM-së dhe Besës do të jetë risia e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Risia e vetme në komunikimin politik me të cilën do të bëhet presion më serioz te votuesit shqiptarë është koalicioni i mundshëm parazgjedhor në mes LSDM-së dhe Besës, konsideron analisti politik Petar Arsovski. Arsovski në këtë koalicion sheh mundësi për tejkalimin e tabuve të deritanishme edhe te votuesit maqedonas, por edhe te ato shqiptarë.
A do të formojnë partitë politike koalicione para zgjedhjeve ose pas tyre, siç ka qenë praktika e deritanishme, për momentin nga shtabet partiake nuk zbulojnë. Analisti politik Petar Arsovski, për Tv Klan Maqedoni deklaron se koalicioni i mundshëm para zgjedhjeve në mes LSDM-së dhe Besës do të jetë risia e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Risia e vetme në komunikimin politik me të cilën do të bëhet presion më serioz te votuesit shqiptarë është koalicioni i mundshëm parazgjedhor në mes LSDM-së dhe Besës, konsideron analisti politik Petar Arsovski. Arsovski në këtë koalicion sheh mundësi për tejkalimin e tabuve të deritanishme edhe te votuesit maqedonas, por edhe te ato shqiptarë.

“Koalicioni i mundshëm në mes LSDM-së dhe Besës për të cilin bisedohet për momentin, sepse koalicionet tjera tashmë janë formuar, mund të jetë tejkalim i asaj tabuje që ka ekzistuar deri tani, koalicione maqedonase – shqiptare ose shqiptare – maqedonase, kjo do të jetë risi në komunikimin politik dhe do të sjellë dobi për të dyja partitë, kjo është risia reale me të cilën do të bëhet presion më serioz te votuesit shqiptarë, nëse BDI-ja mundet ose jo të jetë parti në pushtet si te votuesit shqiptarë, nëse BDI-ja mundet ose jo të jetë parti në pushtet siç ka qenë në dy dekadat e fundit.” –deklaroi Petar Arsovski, analist politik.

Deklarata e liderit të LSDM-së Zoran Zaev se LSDM-ja nuk është vetëm parti maqedonase, por parti multietnike me trup votues dominues maqedonas, sipas Arsovskit është mesazh i drejtpërdrejt se votuesit shqiptarë janë shënjestër legjitime, përkatëisht LSDM-ja llogarit në votat e shqiptarëve.

“Për LSDM-në padyshim që votuesit shqiptarë janë shënjestër legjitime dhe se ka ndonjë mesazh dhe ofertë për ata. Mesazhi i Zaevit për parti multietnike, mundësia për koalicion me Besën e mbështet këtë mesazh, kështu që mendoj se sjellja e LSDM-së deri tani tregon se ata llogarisin edhe në votat shqiptare.” –vlerëson Petar Arsovski, analist politik.

Koalicion i ri tashmë është formuar në bllokun politik shqiptar, ku Aleanca e Selës “do t’i gjuajë” votat me Alternativën e Gashit. Nga BDI thonë se tradicionalisht në zgjedhje do të dalin të vetëm, me shpresë se edhe më tej do të mbeten të parët në bllokun politik shqiptar. Të gjitha partitë politike deri më 12 mars listat me kandidatët duhet t’i dorëzojnë në KSHZ, kur edhe zyrtarisht do të dihet kush me kë do të shkojë në zgjedhje. Fushata zgjedhore zyrtarisht duhet të fillojë më 23 mars dhe do të zgjasë deri më 10 prill.