I burgosuri përjetë vret dy përdhunuesit: I bëra të gjithëve një favor


Një i burgosur në Kaliforni ka pranuar publikisht rrahjen për vdekje të dy të dënuarve për përdhunimin e një të mituri, duke pretenduar se i kishte paraljëmruar rojet se diçka e tillë do të ndodhte

41 vjeçari Jonathan Watson pranoi vrasjen e David Bobb, 48 vjeç, e Graham DeLuis-Conti, 62, muajin që shkoi në burgun e Kalifornisë, duke thënë se sulmi ishte nxitur kur një nga përdhunuesit po shihte një program për fëmijë në televizion.

Bobb vdiq po atë ditë kurse DeLuis-Conti tre ditë më vonë. Dyshja po kryente dënimin përjetë për sulm të rëndë seksual ndaj një fëmije nën 14 vjeç. Vetë Watson është i dënuar përjetë për një vrasje në 2009.

Watson tha se disa ditë para vrasjes autoritetet e burgut kishin ndryshuar klasifikimin e tij të sigurisë duke e zhvendosur në një zonë me siguri më të ulët, për të cilën ai tha “ishte e lirshme do të rezultonte në dhunë”.

Watson shton në letrën për autoritetet se nuk flinte dot gjumë “pa bërë atë që çdo instinkt i kërkonte të bënte aty dhe menjëherë”.