Ndërroi jetë doktori shqiptar me famë botërore, i ndihmonte falas të Kosovës dhe Shqipërisë


Ka ndërruar jetë doktori, Safet Beqiri, kirurgu torakal i përmasave botërore. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij.
I ndjeri për një kohë të gjatë ushtronte profesionin e tij në Gjermani, konkretisht në Shërbimin e Kirurgjisë Torakale.

Beqiri konsiderohej si një doktor me famë botërore.
Shpesh herë vizitonte Kosovën dhe Shqipërinë për të kryer operacione falas, me dëshirën më të madhe.