Dy persona kanë humbur jetën ditën e djeshme, pas një aksidenti masiv që ndodhi në autostradën kryesore jashtë Montrealit.
Sipas policisë kanadeze, në këtë aksident u përfshinë mbi 200 makina dhe shkak ishin kushtet e rënduara atmosferike.
Aksidenti masiv ndodhi rreth gjysmë ore pas mesditës së djeshme në autostradën 15.
Ministri i Transporteve, Francois Bonnardel u tha gazetarëve që zona ku kishte ndodhur ishte goditur nga një erë e fortë që vinte nga lumi St. Lawrence aty pranë, duke krijuar kushte tejet të vështira atmosferike.
Radha e mjeteve arriti deri në 1 kilometër.