Deutsche Bahn kërkon 25 mijë punonjës të rinjë


Siç shkruan “Bild”-i gjerman, më së shumti punonjës nevojiten në pozitat ngasës makine, dispeçerit ose stafit të mirëmbajtjes hekurudhore.
Hekurudha e Gjermanisë Deutsche Bahn gjatë këtij viti dëshiron të punësojë rreth 25.000 punonjës të rinj.
Siç shkruan “Bild”-i gjerman, më së shumti punonjës nevojiten në pozitat ngasës makine, dispeçerit ose stafit të mirëmbajtjes hekurudhore.

Krahas kësaj, kërkohen edhe shoferë autobusi, nëpunës servisor në stacionet hekurudhore, IT ekspertë dhe inxhinierë.
Nga 25,000 vendet e reja të punës, është planifikuar që praktikantët të plotësojnë rreth 4.700.
Deutsche Bahn, i cili aktualisht punëson rreth 200,000 njerëz, edhe vitin e kaluar punësoi rreth 24,000 punëtorë të rinj.