Kryeministri teknik Oliver Spasovski, deklaroi se qeveria po kërkon një zgjidhje të qëndrueshme sa i përket problemit me pasaportat. Ndërkohë që kritikoi ashpër deklaratën e ministrit teknik Naqe Çulev, se nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e problemit.
“Në qeveri po mendohet në më shumë drejtime, ndërkohë që detajet do të bëhen publike kur të ketë një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski.