Një prind nga komuna e Ferizajt është arrestuar dje, pasi i njëjti ka detyruar djalin e tij të mitur të kërkojë para në rrugë.
Raportohet se rasti ka ndodhur më datën 7 shkurt, ndërsa arrestimi i babait është bërë dje, rreth orës 17:30.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.