Po çfarë ndodhë nëse mashtroheni dhe i’u përgjigjeni thirrjeve telefonike nga vendet e huaja


Skandali me thirrjet telefonike nga vendet e huaja u aktualizua edhe gjatë ditës së sotme. Telefonatat dyshohet të vijnë kryesisht nga vendet si Lituania dhe Estonia, ndërsa shumicën e rasteve mbartin prefiksin +370 (668), +370 (669), +48 780, +881.

Nga MPB thonë se janë të njoftuar me rastet dhe se së bashku me operatorët po punojnë për tejkalimin e problemit.

Ky mashtrim ndërkombëtar në botë njihet si “Vangiri” dhe ka origjinë nga Japonia.
Por çfarë ndodh nëse i përgjigjeni thirrjes?

Ju lidheni me të ashtuquajturat numra premium dhe tentohet që të mbaheni sa më gjatë në linjë. Sa më gjatë të qëndroni në linjë telefonike , aq më e shtrenjtë do të kushtoj thirrja dhe aq më e lartë do të jetë fatura.