Qytetarët në Gostivar ankohen se faturat e muajit janar u kanë ardhur me shuma marramendëse për energjinë elektrike. EVN, akuzojnë ata, bën vjedhje klasike ndaj popullatës e nga ana tjetër askush nuk jep sqarim pse ndodh ky fenomen, raporton TV Globi nga Gostivari. Sipas tij, që situata të jetë edhe më alarmante, EVN ka dërguar fatura edhe për mërgimtarët të cilët gjatë pushimeve dimërore nuk kanë qenë për pushime në vendlindje. Sabri Baftiari – banorë i Çegranit, sqaron se një familjari të tij nga Forina, EVN për muajin që lamë pas, i ka dërguar faturë me mbi 300 euro, edhe pse familjari i tij i cili me punë të përkohshme ndodhet në Zvicër, aspak sivjet nuk ka qenë në shtëpi. Ai thotë se kjo që ndodh me EVN-në, është vjedhje që u bëhet qytetarëve dhe aplon institucionet të marrin masa që të parandalohet kjo dukuri.
Edhe banorët tjerë që dilnin nga filiali i EVN-së, ankoheshin se kjo kompani me vite të tëra u faturon harxhime jo reale. Ata pyesin se si ka mundësi të ngohesh me dru, e faturat energjisë elektrike të vijnë mbi 50 euro në muaj.
Edhe të papunë dhe me këto fatura që na dërgon EVN, ne si qytetarë vërtetë nuk dimë si të veprojmë, ankohet një qytetarë tjetër, raporton TV Globi. Një reagim publik ka bërë edhe aktori Muzbajdin Qamili. Ai ka thënë se ka pranuar faturën prej 133 euro për janar, ndërsa në shtëpi ka qenë vetëm 6 ditë, gjatë tërë muajit nuk ka banuar askush.
Por nga EVN kanë dalë me një sqarim duke thënë se “uk ngarkojnë detyrim monetar më të madh nga e harxhuara, harxhimet shtesë vijnë nga pamundësimi për ti lexuar njehsorët tek shtëpitë e mërgimtarëve”.
“Për EVN Maqedoni të gjithë konsumatorët janë të njejtë dhe të gjithë pranojnë shërbim dhe trajtim të barabartë. Në përputhje me këtë janë krijuar kanale komunikimi dhe janë hapur zyra që konsumatorët të mund t’i marrin të gjitha informacionet e nevojshme. Është e nevojshme që konsumatorët ta respektojnë kohën e tyre dhe kohën e konsumatorëve tjerë, si dhe ta respektojnë rendin në zyrat e pranimit. Çdo gjë tjetër shkakton keqkuptime dhe mosrespektim ndaj konsumatorëve të tjerë. Elektrodistribuimi asnjëherë nuk do të ngarkojë detyrim monetar më të madh nga ajo që konsumatori ka harxhuar. Në rastin konkret, nuk ka ekzistuar mundësi që njehsori i konsumatorit të lexohet, prandaj në faturë janë shënuar vlera të supozuara në pajtim me dinamikën e konsumit të konsumatorit gjatë vitit. Më vonë kjo mund të korrigjohet me anë të leximit të fundit. Në qoftë se konsumatori vëren që ka pranuar faturë në të cilën ka më shumë ose më pak kËh nga ajo që deri në atë moment ka harxhuar, duhet të drejtohet deri te zyrat e pranimit të EVN pranë Qendrës Energo të Konsumatorëve, të lajmërohet në Qendrën për Marrëdhënie me Konsumatorët ose të paraqesë gjendjen nëpërmjet postës elektronike në [email protected]”, thekson EVN.
Më tej theksohet se konsumatorët të cilët mendojnë se kanë pranuar fatura për energji elektrike me vlerë më të lartë se konsumi i tyre, mund ta krahasojnë konsumin e shprehur në kËh të shënuar në faturat e tyre me konsumin në kËh të njehsorit të tyre. Në qoftë se ekziston dallim në kËh, konsumatorët mund të drejtohen deri te Elektrodistribuimi me kërkesë për korrigjim ose të paraqesin gjendje të konsumit në Qendrën për Marrëdhënie me konsumatorët gjatë javës lexuese përkatëse. Për konsumatorët të cilët për arsye të ndryshme kanë vështirësi gjatë pagesës së borxhit, Elektrodistribuimi ofron volitshmëri me qëllim që të ju mundësohen mënyra të pagesës së borxhit. Në rastin konkret, konsumatorit i është mundësuar që ta paguajë borxhin në këstet më të ulëta.”, thuhet ndër të tjera nga EVN.