Ministri teknik i brendshëm, Naqe Çulev ka demantuar lajmin se gjoja ai do të japë dorëheqje nga posti i ministrit në Qeverinë teknike, percjell Express.
Ai thotë se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe ka të bëjë me lajm të rremë.
Sot nëpër mediume të ndryshme në Maqedoninë e Veriut u shpërnda lajmi se naqe Çulev do të japë dorëheqje nga posti i ministrit teknik në qeverinë e Maqedonisë së Veriut në shenjë solidarizim me Rashela Mizrahi, ministre teknike për Punë dhe Politikë Sociale, të cilën e shkarkoi Kuvendi për shkak se kishte shkelur ligjet dhe Kushtetutën e RMV-së.