Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Arrestohen në flagrancë babë e bir me iniciale I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç, banues në Durrës.
Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, radio policie, 2 palë targa dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.
Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volksëagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.