Avokati i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, ka thënë se policia duhet të merret me rastet e lypsarëve në shesh, duke thënë se këta e arrestuan klienten e tij vetëm sepse ajo qeshi, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Gashit, policia derisa është merrur me një rast si ai, që sipas tij nuk duhej ta arrestonte vajzen në fjalë, duhet të merret edhe me rastet në shesh.
Ai po insiston që policia dhe ministritë përkatëse të merren me këta persona që dalin dhe kërkojnë para në shesh.
Ndryshe, javën e kaluar avokati në fjalë u pa duke shqelmuar të hollat që kishte mbledhur një lypsar në sheshin e Prishtinës.