Skandal: Kabineti i Talat Xhaferit emrin e Shqiprim Arifit e përkthen “Албанија Арифи”?


Gjatë vizitës në Serbi, ku u mirëprit nga Beogradi zyrtar dhe u dëshmua se Shesheli nuk ka qenë kundër vizitës së tij, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka vizituar edhe komunën e Preshevës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Shqipërim Arifi, shkruan Gazeta Lajm. Pikërisht me emrin e kryetarit të Preshevës kabineti i Xhaferit ka bë gabim skandaloz, duke e përkthyer në faqen e tij në Facebook si “Albanija Arifi”.