BE përshëndet miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sonte shprehu kënaqësi me rastin e miratimit të Ligjit për Prokurorinë publike në Maqedoninë n e Veriut.

Ai theksoi se nga Munihu për Bruksel ka udhëtuar bashkë me ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov i cili ia ka përcjellë lajmin. “Ligji është edhe një hap me rëndësi për implementimin e reformave dhe tregoi se (Maqedonia e Veriut) ka vullnet të bëjë gjithçka që nevojitet që vendi të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë Borell.

Ai ka shtuar se sot dhe nesër do të diskutojnë që Këshilli Evropian të hap dyert e perspektivës evropiane ndaj rajonit. Borell ka marrë pjesë në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor të cilin e organizon kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.