‘Kosova duhet të çlirohet nga ju’, kështu u shpreh Kurti në Mynih gjatë takimit me liderët e Ballkanit, ku ishte i pranishëm edhe Vucic, kjo frazë u bë hit, por këtë fjali Kurti e ka huazuar nga libri i Ismail Kadare, shkruan Gazeta Metro.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih që u mbajt mbrëmë ka pasur një përballje të ashpër mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit serb Alexandar Vucic, për taksën dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në përballje me Vucicin, Kurti i tha se “pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, tani është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova”. Frazë goditëse gjithsesi, por Kurti do duhej ta tregonte autorin e saj, e jo ta paraqiste si frazë të tij. Fraza i përket Kadaresë, ka shkruar Blerim Latifi në Facebook’n e tij.