Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka marrë ngjyrat e flamurit të Kosovës, e cila së shpejti do ta festojë 12 vjetorin e Pavarësisë.
Tiranë është mbuluar me flamurin e Kosovës në prag të shënimit të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që do të festohet me 17 shkurt.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në Twitter disa fotografi nga qyteti i bukur i Tiranës, ku shihet godina e bashkisë e mbuluar me një flamur gjigant të Kosovës.
Si rrallë herë, kryeqyteti shqiptar, Tirana, po frymon kosovare.
Ndërsa Veliaj ka shkruar, kartolinë me dashuri nga Bashkia Tiranë.
Ndërsa, Kosovë të hënën, shënon përvjetorin e Pavarësia së saj, e cila i mbush 12 vjet që nga shpallja shtet, me 17 shkurt të vitit 2008.
https://twitter.com/erionveliaj/status/1228658692423327745?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1228658692423327745&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2F12-vjet-shtet-tirana-si-rralle-here-vishet-me-ngjyrat-e-flamurit-te-kosoves%2F