DIBËR-Zgjidhet shefi shtabit i Lëvizjes Besa

Sot, më 15.02.2020, me vota unanime nga Kryesia e Degës së Dibrës, krahas pikave tjera të ditës, duke patur parasysh angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe punën e palodhshme si një prej themeluesve të Lëvizjes Besa në Dibër, u zgjodh për Kryetar Shtabi për zgjedhjet e 12 Prillit z. Buran Ameti. Me besimin se do i përkushtohet punës me zell dhe përkushtim, ne i urojmë atij përgjegjësinë e re dhe i deshirojmë punë të mbarë deri në fund.

Kryesia e Lëvizjes Besa – Dega Dibër