Makron: Nëse raporti i marsit është pozitiv, fillojmë negociatat me Shkupin dhe Tiranën


Presidenti francez Emmanuel Makron tha të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit të BE janë pozitivë në Mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ai do të hapte negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi duke pritur për raportin në mars, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi është vendosur, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim debatin”, tha Makron në Konferencën për Sigurisë në Mynih.