“ Sot në hapësirat e Aleancës për Shqiptarët u realizua takimi koordinativ mes grupeve punuese te Aleancës dhe Alternativës.
Grupet punuese për çështje organizative dhe programore diskutuan për shumë çështje të rëndësishme, me qëllim të konkretizimit të gjërave.
Meqenëse të dyja partitë shprehen qëndrime të ngjashme për shumë çështje, në takim u vlerësua se bashkëpunimi i mëtejshëm do të jetë shumë frytdhënës.
Takime të tilla koordinative në mes grupeve punuese do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në përmbylljen e detajeve të fundit të bashkëpunimit” thonë nga Aleanca për Shqiptarët.