Edhe vazhdimi i dytë i seancës plenare për Ligjin për Prokurori Publike është ndërprerë dhe shkoi në pauzë për një orë.
Në fokus të kësaj pjese ishte deputeti Kërste Mukoski, për të cili opozita thotë se po amnistohet nga veprat ndaj Kuvendit. Mukoski ka reaguar, ka kritikuar VMRO-DPMNE-në se PP mbron individë të caktuar.
Në fillim të seancës Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja kërkoi të publikohen incizime, por nuk u lejua nga kryesuesi i seancës, sepse siç i tha Goran Misovski, ka institucione ku duhet të dorëzohen të njëjtat.
Ndaj Milloshoskit ka reaguar edhe ministrja, Renata Deskoska e cila i tha se edhe incizimi që u publikua në Komisionin për Çështje evropiane nuk ishte “bombë”, por sipas saj fishekzjarr.