A do ketë qeveri pa BDI-në, flet Spasovski

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e TV21 rreth deklaratës së Ljubço Nikollovskit i cili mbrëmë tha se në rast të obstruksioneve lidhur me ligjin e PP, në zgjedhje do të shkohet në dhjetorë, ai e deklaroi të njëjtën gjë.

“Ende jam i bindur, se do ta realizojmë atë për të cilën jemi marrë vesh. Sepse ajo është më e mira për vendin dhe qytetarët”, tha Spasovski.

Të njëjtën gjë e pyetëm edhe Arbër Ademin, por i njëjti tha se për këtë me qëndrim do të dalin nga BDI-ja.

Ndryshe, mbrëmë në emisionin, Click Plus, Sekretari gjeneral i LSDM Ljubço Nikollovski tha se në rast se ka obstruksione në Kuvend, atëherë LSDM do të krijojë shumicë të re dhe do të shkojë në zgjedhje të rregullta në dhjetor, e jo më 12 prill.