Rama i drejtohet gazetares: Mbylle gojën kur flas unë! Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell…

Kryeministri Edi Rama, është i ftuar në emisionin “Opinion”, ku fillimisht foli gjatë për makinat që përdor dhe më pas u fut në temën e vetme për të cilën dëshiron të flasë, operacionin propagandistik që e ka quajtur “Kap ça të kapësh”.

Rama ka vijuar të tregojë arrogancën ndaj gazetarëve, duke i thënë Klodiana Lalës se duhet të pushojë së foluri kur flet ai.

Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

Klodiana Lala: mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…

Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Bledi Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale

Edi Rama: OFl nuk e coj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.