Amdi Bajram: Unë nuk flejë, por sytë mbyllur vlejë më shumë


Deputeti dhe kryetari i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram në lidhje me shkrimet në media se ai sërish ka dremit gjatë seancave kuvendare, sqaroi ai gjatë këtyre dy javëve ka qenë i sëmurë dhe se ka ardhur në Kuvend vetëm që ta respektojë NATO-m dhe Kuvendin.

“Për 14 ditë jam nëpër spitale, me infuzione, injeksione dhe barna. Edhe krahas kësaj, unë vendosa ta respektoj NATO-n, ta respektoj Kuvendin, me temperaturë nga spitali vij në Kuvend. Si vepron një njeri kur është i sëmurë? Është normale që t’i ndjek seancat me sy më të mbulur, kur nuk kishte energji për diçka tjetër”, tha Bajram.

Sipas Amdi Bajram, e vërteta është krejtësisht ndryshe për shkak se ai për dy muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Vlej shumë, dhe për këtë shkruajnë për mua dhe më shohin madje edhe kur do të kapsalliti sytë”, thotë Amdi Bajra,

Ai shton se në të kaluarën janë publikuar fotografi të tija nga seancat, të shkrepura në moment ku ai duket me sy të mbyllur dhe kjo qëllimisht, që siç thotë ai, të diskreditohet.

“Kur je i vlefshëm, duhet të jesh i gatshëm për gjithçka. Edhe për shkak se unë vlej, për këtë shkak kapen për këto gjëra, ndërsa fotografia e vërtetë është krejtësisht e ndryshme”, tha Bajram duke thënë se ai ndjehet mirë në shëndet.

Bajram ju bëri thirrje deputetëve të tjerë që ta ndjekin shembullin e tij, dhe të tregojnë respekt edhe kur nuk ndjehen mirë të shkojnë në Kuvend.