Vedat Ferati nga firma <Ferati Bau> nga fshati Vaksincë, në vitin 2008 fitoi tenderin për ndërtimin e Shtepisë së Kultures në fshatin Matejç në komunëm e Likovës , ndërkohë për këtë ndërtim mjetet ishin siguruar nga Ministria e Kulturës.
Pasi realizon fazen e parë të ndërtimit, Ministria e Kultures e hedh në gjyq Komunen e Likovës për mos marrëveshjet mes tyre. Gjykata vendimin e sjellnë favor të ministrisë dhe këto mjete rikthehen.
Edhe pse realizuesi i punimeve ndërton objektin në tërësi, nga ana e Ministrisë së Kulturës nuk e pranojnë.
<Ferati Bau> atëkohë e denoncoi këtë padrejtësi në opinion, rezultuan një sërë problemesh. Nga ana e policisë i është bërë presion i madh, duke ja kthyer të gjitha mjetet e punës. Nga e gjitha kjo pronari i firmës ka ngelur pa mjetet financiare që i takojnë, dhe gati 8 vite firmën e ka në faliment.