Pse Kasami falenderoi Thaçin për Adnan Ismailin (VIDEO)


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mbrëmë publikisht, në emisionin Click Plus që transmetohet në TV21, ju falënderua kreut të PDSHsë, Menduh Thaçit, sepse siç thotë ai “marrjen e Adnan Ismailit”.

Se pse ndodhi kjo deklaratë, rikujtojm momentin në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 kur Adnan Ismaili ishte prezent në kuvendin zgjedhorë të PDSHsë edhe pse deri atëher llogaritej si një ndër personat më me ndikim në Lëvizjes Besa.

Rikujtojmë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Bilall Kasami ishte kandidat i Lëvizjes Besa për komunën e Tetovës dhe nga njerëz të afërt të Kasamit në atë kohë thuhej se njerëzit e afërt të Adnan Ismailit nuk kanë votuar për Kasamin në zgjedhjet lokale.

Mes tjerash mbrëmë Kasami foli edhe për koalicionin trepalësh. Po edhe bëri ftesë dhe pohoi se Afrim Gashi e ka derën e hapur për tu kthyer në Lëvizjen BEsa. Ai gjithashtu tha se Lëvizja Besa do të marrë aq deputet sa është e nevojshme që vetëm BDI-ja të jetë në opozitë pas 12 prillit.