Një zemër të madhe si të Georgin’as: Paratë e fituara në Sanremo po i dhuron për bamirësi

Javën e kaluar u mbajt festivali i këngës në Sanremo, ku në njërën nga netët ishte e ftuar si prezantuese edhe e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez.
Ajo shkëlqeu me dy paraqitjet e saj dhe një vallëzim shumë sensibil, ndërsa për këtë ajo u pagu hiq më pak e hiq më shumë se 140 mijë euro. Por lajmi është të ajo se e dashura e yllit Ronaldo ka vendosur që këtë shumë ta dhuroj për bamirësi.

Bëhet fjalë për spitalin e fëmijëve “Regina Margherita” në Torino. Paratë do të shkojnë në ndihmë të reparteve të spitalit të fëmijëve, ndërsa raportohet se do të përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tij.
Mediat italiane shkruajnë se stafi i Georginës ka kontaktuar me spitalin për t’i komunikuar vendimin e Rodriguezit për t’i dhuruar paratë.

https://www.instagram.com/tv/B8WClDJowIe/?utm_source=ig_embed