Një person ka vdekur në Francë si pasojë e stuhisë Ciara, e cila është duke përfshirë Evropën.
Zjarrfikësit kanë kryer mbi 300 operacione, për shkak të rënies së objekteve dhe degëve të pemëve. Raportohet se 130 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Francë.
Stuhia ka prekur edhe Gjermaninë, duke i lënduar 3 persona dhe rreth 50 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
Autoritetet gjermane kanë vendosur t’i mbyllin shkollat, ndërsa qindra fluturime janë anuluar.
Shpejtësia e erës nga stuhia Ciara, e cila në Gjermani u emërtua me emrin Sabine, arriti në 130 km/orë duke shkaktuar dëme edhe në Britaninë e Madhe.