Naim Ramizi që njëherësh ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili sot i dhuroi kryeministrit Albin, Kurti një maicë me fjalët ‘’Mos u shitni, mos tradhtoni’’, tha se ajo çfarë po thotë Albin Kurti për heqjen e taksës është kamuflim.
Ramizi tha se reciprociteti të cilin e ka paralajmëruar Kurti është vetëm kamuflim, pasi që reciprocitet të plotë nuk mund të kemi dhe duhet pasur të drejta të barabarta edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët sipas Ramizit, nuk kanë të drejtë as për libra e jo për diçka tjetër.
Ai tutje theksoi se ajo se çfarë po bën Kurti është gabim, dhe sipas tij heqja e taksës nuk është asgjë tjetër përveçse devijim nga kauza.
‘’Reciprociteti është vetëm kamuflim, reciprocitet të plotë nuk mund të kemi, duhet të kemi të drejta të barabarta edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, qytetarët atje nuk kanë të drejtë as për libra e lëre më diçka tjetër. Ajo çfarë po bën Kurti nuk mund të jetë diçka tjetër veçse devijim nga kauza’’, ka theksuar Naim Ramizi.