Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është drejtuar deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe ka kërkuar që të deklarohen se cili është afati optimal për shpërbërjen e Kuvendit, që të kihen parasysh të gjitha procedurat dhe afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 12 prill.
Përgjigja e KSHZ-së sipas Xhaferit, ka qenë se nevojiten 55 ditë para zgjedhjeve që nënkupton se parlamenti do të mund të shpërbëhej më së voni më 16 shkurt.