Piculla: Reformat e brendshme të BE-së duhet të shkojnë së bashku me politikën e zgjerimit


Reformat e brendshme të BE-së duhet të shkojnë së bashku me, ndoshta një nga politikat e saj më të suksesshme, e ajo është politika e zgjerimit, deklaroi eurodeputeti kroat nga grupi social-demokrat, Tonino Piculla,. pas hapjes së Konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”.

“Gjithsesi viti nuk filloi mirë dhe për herë të parë mbetëm pa një vend anëtar të BE-së, ndërsa reforma dhe përparimi i saj nuk mund të shkojnë pa politikën e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut është shtet në këtë hapësirë, që ka bërë më së shumti për afirmimin e politikës së tillë dhe për këtë shkak ne vlerësojmë se është i gabuar vendimi për mosfillimin e negociatave në tetor të vitit të kaluar”, deklaroi Piculla.

Besoj, nënvizoi Piculla, se Zoran Zaev dhe qeveria e tij dhanë argument të fuqishëm për hapjen e negociatave dhe kjo gjithsesi se është shkak për të gjithë ne në PE që të vazhdojmë me përkrahje të politikave të zgjerimit.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se jemi të vetëdijshëm se është hapur debati për reformat në BE, por edhe se presim që kjo paralelisht të ndodh së bashku me procesin e zgjerimit të BE-së.

“Presim të marrim datë për fillim të negociatave. Nuk presim që menjëherë të bëhemi anëtare e BE-së, për këtë ekziston proces, kur ne të jemi të gatshëm dhe BE-ja do të jetë e gatshme, pas pesë, shtatë, dhjetë viteve të jemi anëtare e plotfuqishme. Por, mbajtja e motivimit për të gjithë ne paraqet udhërrëfyes i vetëm për reformat pozitive të shtetit”, tha Zaev.

Republika e Maqedonisë së Veriut, tha Zaev, është shembull më i mirë për vlerat evropiane dhe transformimin e vërtetë që ka ndodhur këtu dhe besoj se kontribuon për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor.