“Aksidenti i helikopterit, që u mori jetën Kobe Bryant dhe 8 personave nuk është shkaktuar nga problemet mekanike.” – bën të ditur Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në Shtetet e Bashkuara. Mbylljet e plota të hetimeve priten të zgjasin rreth 1 vit, por fokusi i investigimeve për shkakun e aksidentit do të jenë tek kushtet e motit dhe veprimet e ndërmarra nga piloti i helikopterit.
“Hetuesit tanë kanë mbledhur një sasi të konsiderueshme provash lidhur me rrethanat e kësaj përplasje tragjike. Shumë shpejt do të jemi në gjendje të përcaktojmë shkakun si dhe çdo faktor tjetër të mundshëm që çoi në përplasjen e helikopterit, për të parandaluar që aksidente si këto të mos ndodhin më. Mbetjet nga helikopteri i shpërthyer u gjenden në lartësinë 180 metra dhe të gjitha pjesët e rëndësishme ishin aty.”
“Jemi të bindur se aksidenti nuk ndodhi për shkak të një defekti mekanik. Nëse do të kishte shqetësime rreth vetë helikopterit, do të ishte bërë e ditur. Në këtë rast fokusi do të zhvendoset te moti i asaj dite, sjellja e pilotit me skuadrën e kontrollit dhe vendimmarrja e tij”.- ka deklaruar Robert L. Sumwalt, shefi i agjencisë së pavarur NTSB.
Gjithashtu në raportim bëhet e ditur një dëshmitar i çastit ka dhënë versionin e tij. Ai është një çiklist i zonës dhe ishte shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti. “Dëgjova një zhurmë të madhe. Zhurma sa vinte bëhej më e madhe dhe kur ngrita kokën lart pashë një helikopter të bardhë me blu. Po lëvizte shumë shpejt në një trajektore të çuditshme. Filloi të rrotullohej në ajër në mënyrë të frikshme. Nuk zgjati shumë sekonda dhe ai ra në një largësi prej 50 metrash nga unë.” – deklaron çiklisti.