Ka disa ditë që ka filluar Festivali i “Sanremos”, ku në mesin e prezantueseve ishte dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.
Si fillim modelja u përfol se nuk pranoi të prezantonte pasi kishte kërkuar 140 mijë euro për një natë, mirëpo ajo shumë shpejt e mohoi një gjë të tillë.
E paraqitje saj në Festival mori mjaft vëmendje, ndërsa u diskutua shumë dhe për fustanet që ajo ndërroi gjatë mbrëmjes.
Por, Georgina Rodriguez është veshur nga dizejnatorja shqiptare, Lia Stublla, e këtë e ka bërë të ditur vet kjo e fundit përmes disa postimeve të bërë në llogarinë e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B8Qw6nzhBUz/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B8Q21KGh6v4/?utm_source=ig_embed