Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në planin e tij qeveritar ka paraparë edhe investimin në shtesat e fëmijëve të porsalindur.
Në dokumentin zyrtar të këtij plani, në kategorinë e politikave sociale thuhet se do të ndahen para për fëmijët që lindin në Kosovë.
“Fëmijëve për 24 muajt e parë do t’u paguhen 20 euro në muaj, pastaj deri në moshën 16-vjeçare do t’u paguhen nga 10 euro në muaj”, thuhet në dokumentin zyrtar.