Safet Kadrii avansohet, shkon gjykatës në Gjykatën Supreme


Mirjana Lazarova Trajkovska, Safet Kadrii, Nake Georgiev dhe Lidija Martinova janë gjyqtarët e rinj suprem shkruan Pa Censurë.

Lazarova-Trajkovska dhe Kadri do të punojnë për çështje penale, ndërsa Georgiev dhe Martinova do të punojnë për çështje civile. Edhe dy vende të lira pune mbeten në Gjykatën Supreme, pasi kandidatët e mbetur nuk morën shumicën e kërkuar të gjyqtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Mirjana Lazarova Trajkovska ishte gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Safet Kadrii dhe Lidija Martinova vijnë nga Shkupi dhe Nake Georgiev është kryetar i Apelit të Shtipit./Pa Censurë