Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev po zhvillon vizitën e tij dhe takime në Bruksel me zyrtarë të BE-së dhe Partive Popullore Evropiane. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se po përgatitet terreni në Bruksel për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.
“Po bëjmë gati terrenin për Qeverinë e re të VMRO-DPMNE që do të bëhet në prill. Po forcojmë pozicionet tona maqedonase dhe pozitën në planin ndërkombëtar të VMRO-DPMNE-së.”, ka nënvizuar Gjorçev.