Shpërthim i madh i zemërimit të popullit kinez pas vdekjes së mjekut Li Wenliang që provoi të paralajmëron për përhapjen e korona virusit në Wuhan. Ai vdiq nga infektimi me këtë virus pasi kishte trajtuar pacientë në Wuhan. Në dhjetor ai kishte dërguar porosi kolegëve tjerë për një virus që ngjante me atë SARS, një tjetër virus vdekjeprurës, por i ishte tërhequr vërejtja nga policia kineze “që të mos përhapte komente false” dhe ishte hetuar nga ta për një akuzë absurde “përhapje të thashethemeve”, transmeton Gazeta Metro.
Çfarë po thonë kinezët në rrjetet sociale kineze, që kuptohet menjëherë u censuruan nga pushteti komunist?: “Qeveria i ka borxh Dr Li kërkim falje, ai është hero”. Tjetra që brengos pushtetin diktatorial ishte “Duam liri të fjalës në Kinë”.
“Të vërtetën gjithmonë do ta trajtojnë si thashetheme. Edhe sa gjatë do të na gënjeni? Çfarë keni tjetër për të fshehur”.
Thënie e pyetje të tilla bartin rrezik të jashtëzakonshëm në Kinë, një vend që ekzekuton me vdekje mbi 40 mijë njerëz në vit.
Mirëpo, kjo po shihet si një gabim i hatashëm politik i regjimit komunist kinez dhe lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar trishtim në rrjetin social kinez Weibo-e ky trishtim shpejt u kthye në zemërim të paprecedent në Kinë.
Edhe më parë kishte akuza ndaj qeverisë për tentimin e mbajtjes sekret për rrezikshmërinë e virusit dhe provën e minimizimit të rrezikut më pastaj.
Vdekja e mjekut Li Wengliang ka nxitur debat përsëri për mungesën e lirisë së fjalës në Kinë. Tani autoriteti kundër korrupsionit ka thënë se tani do të nisë një hetim rreth “çështjeve që përfshijnë Dr Li”.
Qeveria kineze pas presionit publik e kishte pranuar se kishte “mangësi dhe të meta “ në reagimin ndaj virusit, që deri tani ka vrarë 636 njerëz dhe ka infektuar 31161 në Kinë.
Gruaja e Dr Li pritej të lindë në qershor fëmijën e tyre sipas disa ueb faqeve kineze.