Vrau mbi 3 mijë persona, humb jetën krahu i djathtë i Pablo Escobar


Ka vdekur në moshën 57-vjeçare, vrasësi kryesor që punonte për Pablo Escobar, Jhon Jairo Velazquez. Instituti Kombëtar i Ndëshkimit dhe Burgjeve në Kolumbi konfirmoi se Velasquez vdiq në orët e para të mëngjesit në Institutin Kombëtar të Kancerit në kryeqytet.

The Sun raporton se Velazquez qëndronte në spital që nga 31 dhjetori i 2019, ku ishte diagnostifikuar me kancer në ezofag, i cili i ishte shpërndarë në mushkëri, mëlçi dhe organe të tjera.
Kush ishte Jhon Jairo Velazquez, i njohur si “Popeye”?
I njohur si “Popeye”, ai ka vrarë më shumë se 3 mijë njerëz. The Sun raporton se Velazquez ishte ideja kryesore e rreth 200 makinave të hedhura në erë gjatë luftës së kartelit “Medellin” të Escobar kundër rivalëve të tyre dhe shtetit kolumbian. Ai është gjithashtu i përfshirë në rrëmbime të profilit të lartë, përfshirë këtu rrëmbimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Carlos Mauro Hoyos. Gjithashtu emri i Velazquez është i përfshirë edhe në bombardimin e një aeroplani tregtar, ku vdiqën 107 persona. “Popeyes” u burgps në 1993 dhe u la i lirë në 2014.