Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në emisionin ‘Rruga drejt’ në Alsat tha se shpërndarja e Kuvendit do të ndodhë më 12 shkurt në mënyrë që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme kuvendare.
Xhaferi sqaroi se fushata me ligj nuk mund që fushata zgjedhore të zgjasë më pak dhe se nëse duam zgjedhje më 12 prill atëherë është e pashmangshme shpërndarja e Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni. Kreu i Kuvendit thotë se ratifikimi i Protokollit do të votohet më 11 shkurt, apo një ditë para shpërndarjes së Kuvendit.