Osmani dhe Dimitrov në Zagreb në takim me Plenkoviç dhe Grliq Radman


Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, nesër (e enjte, 6. shkurt 2020) për vizitë pune do të qëndrojnë në Republikën e Kroacisë, e cila në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës janë parapa takime me Kryeministrin Andrej Plenkoviq, me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Gordan Grliq Radman, Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, Miro Kovaç dhe Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane Domagoj Ivan Milosheviq.

Vizita realizohet në periudhë të angazhimit të përforcuar në prag të diskutimeve mes vendeve anëtare të BE-së për metodologjinë e azhuruar për zhvillimin e negociatave aderuese dhe vendimi për fillimin e tyre. ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov do ti shfrytëzojnë takimet që ta shprehin përkushtimin e fuqishëm të vendit tonë drejt reformave evropiane dhe nevojën për marrjen e vendimit pozitiv për fillimin e negociatave aderuese sa me shpejtë.