Do të bëhemi anëtare e NATO-s me apo pa mbështetjen e VMRO-DPMNE-së


Plotë 11 vjet VMRO-DPMNE i kishte harruar Armatën dhe mbrojtjen. Për këtë sot munden vetëm të pështyjnë sepse nuk kanë përgjigje pse nuk kanë bërë asgjë këto 11 vite, ka shkruar sot në Fjesbuk ministrja Radmilla Shekerinska.

Do të vazhdojnë pështyjnë, thotë Shekerinska, ndërsa ne do të bëhemi anëtare e NATO-s – me apo pa mbështetjen e tyre.

“Kanë mundur të sigurojnë paga më të larta për 16 për qind për Armatën ashtu siç janë siguruar tani, por nuk kanë siguruar. Kanë mundur për të gjithë të sigurojnë 7000 denarë kompensim për banim, por nuk e kanë bërë këtë. Kanë mundur të sigurojnë stazh të dyfishtë dhe pension të volitshëm, por këtë e kanë ruajtur vetëm për MPB. Kanë mundur të siguronin çizme dhe uniforma, automjete të blinduara, makina të reja inxhinierike, por në të gjitha 11 vitet në pushtet ata nuk kanë menduar për këtë. Do të vazhdojnë të pështyjnë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë dhe riparojmë sistemin që ata e kanë prishur”, ka shkruar Sekerinska në Fejsbuk.