Një avion Boeing 767 i kompanisë Air Canada, me 128 pasagjerë në bord, ia doli të rikthehej me sukses në aeroportin e Barajas në Madrid pas problemeve në motor dhe një gome të çarë që e detyroi pilotin të qëndronte në ajër për disa orë për të djegur karburantin, përpara se të ulej.
Avioni Boeing Co 767-300ER, i cili u nis nga aeroporti i Madridit me destinacion Toronton, u rikthye në aeroportin e Barajas pas 4 orësh me një grup makinash zjarrfikëse që e prisnin në pistë për shkak të dëmtimit të gomave.
Sipas një njoftimi zyrtar nga operatori i aeroportit, AENA, avioni ia doli të ulej në pistë pa asnjë lloj incidenti dhe pasagjerët u nxorën prej tij pa asnjë lëndim.
Ministri spanjoll i Transporteve, Jose Luis Abalos reagoi në Tëitter për ngjarjen e pazakonte duke falënderuar pilotin dhe stafin e tij mbështetës për ekspertizën e treguar.