“Zgjedhjet”, Mickoski: Nuk ka nevojë për takim liderësh, data është caktuar

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është shprehur kundër çdo shtyrje të zgjedhjeve të 12 prillit.

Vlerëson se çdo shtyrje eventuale nënkupton krizë të thellë politike në vend.

“Nuk ka nevojë për takim liderësh në rast se flasim për mbajtjen e zgjedhjeve. Data është caktuar, jemi marrë vesh dhe kjo duhet të zbatohet. Çdo shtyrje eventuale do të thotë krizë serioze në shtet”, tha Mickoski.