Kosovari gris pasaporten austriake: Fitoi Albini, tani do të kthehem në Kosovë (VIDEO)


Zgjedhja e Albin Kurtit sot kryeministër i ri i Republikës së Kosovës ka gëzuar jo veç përkrahësit e partisë së tij, por edhe qytetarët që e votuan.
Por njëri nga qytetarët që jeton në Austri është gëzuar jashtëzakonisht shumë. Këtë e dëshmon veprimi i tij, grisja e pasaportës austriake, me ç’rast ka thënë se do të kthehet në Kosovë.

“Na erdh dita me hek se kena vuajtur, se tani kena vendos me u kthy, pasi na hyni Albini aty, pasaportën e Austrisë e heqim, nënshtetësinë e dorëzojmë dhe këtë e shqyejmë, near ju rritë, kthehemi në vend tonin punojmë edhe mundësisht me na shti në burg me punu se kena heq shumë. Erdh dita pas 20 vitesh me u kthy”, thotë ky qytetar.
Veprimi i tij sigurisht se është jo pak befasues kur kihet parasysh se shumë të rinj kosovarë po ikin nga vendi drejt shteteve të ndryshme të botës për një jetë më të mirë.