Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas raportimeve se është arritur marrëveshja mes Lëizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajçi ka falëndëruar Glauk Konjufcën për dorëheqjen, duke thënë se ai “i futi grejzat në birucë”.
Aktori ka falëndëruar edhe Kurtin për marrëveshjen.
Postimi i Lajçit:
Albin
n’vend t’urimit dua me t’thanë!
Kur e martoi baba djalin i thanë: Përhajër reja plak!
Ky u tha:
S’u gëzova për renë, po për djalin që m’duel mashkull, e s’u korita me mikun!
– Ndaj po t’faleminderohem Albin Kurti që na shpëtove pa na ba synet edhe njiherë, se na patën ra pantallonat n’fund t’kamve e Prontomafije me gërshanë priste me na i pre lëkurat edhe njiherë!
*
N’anën tjetër Ramushi e rrehke sa mujke tupanin:
– Oooo milet, ai asht mashtrues, nuk ban qeveri, asht mashtrues?!
– E pse?
– Sepse s’i paske pas shkua lugut t’mullinit tij kurrë?!
*
Faleminderit Glauk që i shtine grejzat n’birucë, se kujtuen që duel pranvera e pritshin m’u gjuejtë ku asht ma butë!
*
Eh qetash edhe unë si qaj plaku po ta baj përhajër, se prej gazepit, dy herë thirrë e kam allamanin me ta shilua!
Urime dhe prifsh mirë!