‘T’i theva dhëmbët’/ Romeo Veshaj kërcënon gazetarin, tenton ta marri në makinë

Romeo Veshaj është konfliktuar mjaft ashpër me gazetarin Ronaldo Sharka, debat i cili ka agravuar edhe në perplasje fizike. Të ulur në një tavolinë një bar kafe në kryqytet, Romeo është filmuar i ulur përballë Sharkës, të cilit i kërkon llogari për disa foto të Donaldit që pretendon se ia ka bërë gazetari. Gazetari Sharka shihet majft i heshtur teksa mohon të ketë bërë foto, ndërsa Romeo e kërcënon se do t’i thyejë gotën kokës. Madje në një moment, aktori merr në telefon dikë dhe i kërkon që të vijë aty pranë lokalit pasi do t’i bëjnë një ‘xhiro’ Ronaldos.