Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se Glauk Konjufca do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka shkruar se është nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohen nga një kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca.
Postimi i plotë i saj:
Trimi i mirë me shokë shumë.
Nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohemi nga një Kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca.
Si brenda ashtu dhe jashtë vendit, do të jemi e ndihemi të përfaqësuar denjësisht, pa frikë se do të ketë as më të voglin skandal, me dashuri për vendin, me integritet e profesionalizëm