Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim ka dorëzuar në Kuvend propozim Ligjin për veting.
Siç kumtojnë nga BDI, ligji parasheh themelimin e agjencisë për kontroll të bartësve të funksioneve dhe kandidatëve për bartës të funksioneve ku parashihet zgjedhja e një trupi rregullator në Kuvend i cili do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve. Nga ky subjekt njoftojnë se përmes ligjit mes tjerash parashihet kontrolli i të gjithë bartësve aktual të funksioneve, por edhe të gjithë atyre që kandidojnë për funksione, para se të zgjidhen, dhe botimin publik të një çertifikate me informacione të plotë për secilin kandidat.