Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM vazhdon me strategjinë humbëse të bllokimit të ligjeve që janë në interes të qytetarëve”.
Nga LSDM thonë se deputetja e OBRM-PDUKM-së, Magdalena Manaskova ka gënjyer opinionin se nuk ka pasur asnjë bllokim të ligjeve dhe proceseve në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Çfarë do të thotë propozimi i qindra mijëra amendamenteve për një ligj, nëse nuk është bllokim i ligjit? Çdo të thotë mos-caktimi i seancave të komisioneve kuvendare nëse nuk është bllokim i ligjit”, shprehen nga LSDM.
Ata shtojnë se deputetët e OBRM-PDUKM-së pamundësojnë që Ligi për legalizim të miratohet deri në shpërndarjen e Kuvendit, me çka me vetëdije i pengon legalizimit e qindra objekteve dhe se me bllokime të tilla, OBRM-PDULM shkakton dëm të drejtpërdrejtë qytetarëve.