Salcë kosi me arra, fantastike për të shoqëruar çdo gatim

Salca e kosit është një ushqim që nuk mungon në tryezat shqiptare. Receta e kësaj salce është shumë e thjeshtë. Përbërësi kryesorë i salcës është kosi. Receta është aq e thjeshtë sa mund të ndryshohet ose plotësohet me elementë të tjerë siç mund të jetë kopra, limoni, kastraveci, arra e të tjerë. Salca kremoze bëhet duke kulluar kosin. Kjo recetë është mirë të përgatitet me kos të bërë në shtëpi por përgatitet edhe me kos të blerë në dyqan.

Sa i përket hudhrës, shumë amvisa shqiptare zgjedhin ta shtypin atë me kripë që të çlirojë aromën e fortë e të ndezur.

Disa të tjera preferojnë ta kalojnë në rende, që hudhra të mos jetë aroma dominante.
Ndërsa për barishtet, zgjedhja qëndron gjithmonë mes koprës dhe majdanozit.
Salca e kosit mund të serviret si antipastë dhe është shoqëruese e shkëlqyer e mishrave, patateve apo sallatave.
Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë për përgatitjen e salcës së kosit në kushtet e shtëpisë.