Ky është momenti i ngrohjes së zemrës. Terrence, 78 vjeç, iu dha një gëzim festiv në shtëpinë e tij në Oldham, në Manchester.
Pensionisti i vetmuar shpërtheu me lot kur studentët i sollën një pemë të Krishtlindjes dhe kënduan Natën e Heshtur në prag të derës së tij, përcjellë Indeksonline.
Ata e vizituan atë pasi ai në një program televiziv, tregoi se si kishte qenë duke luftuar me vetminë dhe se nuk kishte një pemë të Krishtlindjes në shtëpi.
Terrence u ngrit nga karrigia e tij për t’u uruar atyre mirëseardhje, por nisi të qante kur pa dhuratën që ia sollën.